Zaev: Koalicioni me Ali Ahmetin 100 për qind në dobi të shtetit


Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka komentuar vendimin për të shkuar bashkë me BDI-në në zgjedhjet lokale. Zaev e ka cilësuar të dobishëm për vendin këtë koalicion, ndërsa ka thënë se BDI-ja është partneri më i madh i koalicionit. Ai ka thënë se marrëveshje të ngjashme vlejnë edhe për partitë më të vogla politike.

“Mund të ndodhë diku të vendosim t’i përkrahim kandidatët e BDI-së ose BDI-ja të vendosë t’i përkrahë kandidatët e LSDM-së ose të koalicionit Mundemi. Diku do të shkojmë me përkrahje në rrethin e dytë, për shkak se do të kemi kandidatë tanë por edhe të tyre. Diku do të japim shans të shkojnë kandidatët e partive më të vogla dhe nuk do të ishte në rregull që BDI-ja të na përkrahte që në rrethin e parë ose anasjelltas, kur kemi për shembull kandidatë nga BESA, nga partitë serbe, turke etj. Qëllimi është që t’u japim mundësi procedurave demokratike, qytetarët të jenë ata që do t’i udhëheqin koalicionet përfundimtare”, tha Zaev.

Baby Boo