Zaev: Koalicioni, favorit në zgjedhjet lokale


Me koalicionin “Më të mirën për komunën time”, LSDM dhe 20 parti politike bashkërisht do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Marrëveshja për koalicion është nënshkruar pasditen e sotme në takimin në Shtabin e LSDM-së. Janë definuar bashkëpunime në më shumë nivele, lista të përbashkëta këshilltarësh dhe 69 kryetarë komunash.

Siç tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, koalicioni në zgjedhje do të ketë ofertë të gjerë kadrovike dhe bashkëpunim parimor në rrethin e parë dhe të dytë zgjedhor.
“Ky është koalicioni ‘Më të mirën për komunën time’, favorit, fitues i zgjedhjeve. Kemi dije, vullnet dhe motiv, plan dhe program për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Parimet pas së cilës rreshtohemi bashkë janë të njohura- punë në interes të të gjithëve, qytetarëve, komunave dhe shtetit për progres dhe zhvillim të secilit qytet, çdo fshat dhe vendbanim”, ka thënë Zaevi pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

Sipas Zaevit, koncepti qytetar “Një shoqëri për të gjithë” nënkupton vazhdim të bashkëpunimit të suksesshëm koalicionues me partnerët BDI, Besa dhe PDSH në zgjedhjet lokale përmes kritereve të ndërtuara për mbështetje të përbashkët të kandidatëve me program më të mirë dhe besim më të madh te qytetarët.

Duke u përqendruar në atë që është realizuar, Zaevi ka thënë se si asnjëherë deri tani nuk janë investuar aq shumë mjete nëpër komuna, proporcionalisht, ndërsa janë zbatuar siç tha ai mbi 7.000 projekte.
Zaevi ka nënvizuar se nënshkrimi i sotëm i Marrëveshjes ka simbolikën e vet.
“Partive shtetndërtuese ju ngjan të lidhin Marrëveshje mu në Ditën e pavarësisë, ditën kur shënojmë 30 vjetorin e sovranitetit dhe shtetësisë”, ka theksuar Zaevi.

Baby Boo