Zaev kërkon sa më shpejtë zgjedhje, Mickoski: Për dikë kolltuku më i rëndësishëm se jeta e qytetarëve


Lideri i LSDM-së Zoran Zaev pret që Maqedonia e Veriut ta kapë mundësinë e parë për të shkuar në zgjedhje parlamentare. Kjo sepse siç thotë nuk dihet se kur do të ketë një shans të dytë për shkak të paparashikueshmërisë me koronavirusin, i cili në vjeshtë mund të vijë me një valë të dytë. Kreu socialdemokrat në një intervistë në “Utrinski brifing” përsëriti se duhet të rimblidhet Kuvendi, si përfaqësues i qytetarëve në marrjen e cilitdo vendim, e në këtë rast Parlamenti do të definonte edhe datën e zgjedhjeve, e që sipas Zaevit, do ta zgjasnin afatin e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Cili ishte qëllimi ynë… Së pari nxitja demokratike, kujdesi për shtetin. E dyta, patjetër ta them këtë, sepse me thirrjen e Kuvendit, nuk mundeni të shkoni shpejt në zgjedhje. Mund të shkoni 60 ditë pasi të jenë shpallur zgjedhjet, por mbizotëroi nxitja demokratike që pa dallim, Parlamenti duhet të funksionojë dhe të punojë. Në rrethana të këtilla Kryetari i Kuvendit obligimin minimal e ka t’i përgjigjet me shkrim iniciativës së deputetëve dhe ta thotë atë që e thotë në publik”, tha Zoran Zaev, Kryetar LSDM.

E pasi tregoi se në Kuvend të rimbledhur në zgjedhje do të mund të shkohej 60 ditë pas shpalljes së të njëjtave, Zaev u kthye nga VMRO-DPMNE-ja për ta akuzuar se ajo po blen kohë me qëndrimin së Kuvendi nuk duhet të kthehet e kjo sepse kanë frikë nga zgjedhjet.

Mickoski pohimet e këtilla i quan dobësi e Zaevit. Kreu i VMRO-DPMNE-së thotë se për ta prioritet nuk janë zgjedhjet por përfundimi i pandemisë, rimëkëmbja e ekonomisë dhe kthimi i vetëbesimit tek qytetarët; dhe jo të jetë mandatar në kohë kur numërohen viktima.

“Unë jam i kënaqur që në fund vetë z.Zaev vërtetoi se në skenën poltike nuk janë të gjithë të njejtë. Ka nga ana që kolltukun e kanë para së gjithash dhe ka nga ata që shëndeti dhe jeta e qytetarëve është para së gjithash”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar VMRO-DPMNE.

Sa i përket vendimit që po pritet të merret nga Gjykata Kushtetuese për rimbledhjen e Kuvendit, Micskoski tha se do të komentojë pasi të jetë marrë një vendim, por rikujtoi se edhe në të kaluarën ka pasur iniciativë të ngjashme e që Kushtetuesja e ka hedhur poshtë si të pabazë.

Rreth vlerësimit të Kushtetueses edhe nga kabineti i kryetarit të Kuvendit thanë për TV21 se qëndrimin e tyre do ta shprehin atëherë kur Gjykata Kushtetuese të sjellë vendim.

Baby Boo