Zaev kërkon falje për sharjet ndaj revolucionit shumëngjyrësh


Lideri i LSDM-së dhe ish kryeministri Zoran Zaev edhe një herë kërkoi falje për atë që ka thënë për Revolucionin shumëngjyrësh që dëgjohet në një nga audio materialet e publikuara.

“Qartë dhe publikisht kërkova falje në Fejsbuk, publikova një status në Fejsbuk të cilin mund ta shohin të gjithë. Sigurisht edhe qytetarët pjesëmarrës në Revolucionin shumëngjyrësh të cilët i ndjekin publikimet në Fejsbuk. Dëshmi për atë se si jam në të vërtetë tregojnë këto tre vite pas meje. Kishim bashkëpunim të shkëlqyer, mësuam nga ata, ata janë një numër i madh i aktivistëve në organizatat qytetare, por një përqindje shumë e madhe e pjesëmarrësve në Revolucionin shumëngjyrësh janë qytetarë pa përcaktim politik… Gjithsesi pas dy orë e 17 minuta qëndrim në kafene në bisedë të lirë bëhen gabime. Gjithnjë kam ditur të korrigjohem dhe këtë herë korrigjohem për shkak të asaj se as e kam menduar këtë, e as ja koha tregoi se ka pasur disa pakënaqësi në punë. Përkundrazi, kishim bashkëpunim të shkëlqyer, punuam shumë bashkë për vendin tonë”, tha Zaevi në pyetjen e gazetarëve në konferencën për media para Kuvendit me rastin e dorëzimit të propozim Kornizës negociuese në Këshillin e BE-së.

Baby Boo