Zaev: Kemi pranuar propozimin për qeveri teknike, bisedimet për referendumin do të vazhdojnë (Video)

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit disa orësh me udhëheqësit politik, në konferencë për shtyp tha se sot kanë vendosur që të përfundojnë takimet dhe për referendumin të diskutohet akoma.

Baby Boo

Zaev njoftoi se është pranuar propozimi i OBRM-PDUKM-së që para çdo cikli zgjedhor të formohet qeveri teknike e cila do të organizojë zgjedhjet, sikur në formatin e Qeverisë së Përzhinës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për këto tre takime duhej durim dhe energji. Kemi arritur marrëveshje për shumë çështje. Para nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë, kemi pranuar ndryshime të KSHZ-së. Grupet e punës kanë arritur marrëveshje për tekstin e Ligjit për financimin e partive politike. Kemi pranuar propozimin e OBRM-PDUKM-së për qeveri teknike, e cila do të realizojë çdo cikël zgjedhor, sikur në formatin e Qeverisë së Përzhinës. Sot vendosëm që të përfundojnë takimet dhe të mos ketë më. Do të vazhdojmë të diskutojmë për referendumin, karakterin e tij dhe datën. Proceset do të vazhdojnë dhe Maqedonia do të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së”, the mes tjerash Zaev.

Restorant Lumare