Zaev: Kandidat për kryeministër jam unë, nëse BDI ka kushte tjera, nuk do jetë pjesë e Qeverisë


Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i është kundërpërgjigjur kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit, i cili tha se është koha që kryeministri i vendit të zgjidhet shqiptar.

Ai thotë se kryeministër do të bëhet ai që ka mbështetje prej mbi 61 deputetë dhe jo sipas përkatësisë etnike.

“Në vendin tonë mandatar për kryeministër mund të jetë çdo qytetar që do të sigurojë së paku 61 deputetë. Sipas Kushtetutës, deputetët në Kuvend zgjidhen sipas vullnetit të qytetarëve dhe jo sipas përkatësisë etnike të kandidatëve.

Është e vërtetë se në shoqërinë tonë, qytetarët çdo ditë i anashkalojnë barrierat etnike, por më me rëndësi është se gjatë përzgjedhjes ata udhëhiqen para se gjithash mbi kualitetin e kandidatit dhe kontributit të tij ndaj qytetarëve, nga përkushtimi shoqëror dhe të mirën e qytetarëve dhe shtetit, si dhe shembullit personal çfarë përshtypje ka kandidati para qytetarëve.

“Nëse LSDM fiton zgjedhjet, unë jam kandidat për kryeministër i Qeverisë, dhe do të jem kryeministër i cili do të luftojë njëlloj për jetën e të gjithë qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, diçka që e dëshmova viteve të fundit.

Nëse BDI ka kushte tjera për koalicionim në Qeveri, atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme”, është përgjigja e Zaev ndaj Ahmetit./Shenja

Baby Boo