Zaev: Jam kryeministri i parë që flas në gjuhën amë në Parlamentin Evropian


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka mbajtur fjalim në Parlamentin Evropian, ku ka deklaruar se anëtarësimi në familjen euro-atlantike do të sjellë më shumë stabilitet dhe prosperitet të brendshëm.

“Më vjen mirë që jam kryeministri i parë i Maqedonisë që flet në gjuhën amë në Parlamentin Evropian, në shtëpinë që ne i përkasim. Bashkimi Evropian për ne nuk është vetëm ekonomi më e mirë, por edhe mënyrë e jetesës, ku do të sundojë ligji njëjtë për të gjithë, Referendumi i 30 shtatorit është më shumë se referendum për Marrëveshjen e Prespës, është referendum për të ardhmen”, tha Zaev.

Ai gjithashtu shtoi se po lufton kundër izolimit të vendit, ndërkaq tha se Maqedonia është shembull se si të zgjidhen kontestet me vendet fqinjësore.

Zaev i falënderoi përfaqësuesit e PE-së për mbështetjen e dhënë në lidhje me çështjen e referendumin./Pacensure

Baby Boo