Zaev: Inflacioni në suaza të normales – S’ka shtrenjtim të bukës


“Rritja e çmimeve në vend, nuk është më i lartë se rritja në vendet tjera”
Rritja e çmimeve në vend është më e vogël se rritja e përgjithshme e çmimeve në nivel botëror – tha Kryeministri Zaev duke iu përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë shënimit të 75-vjetorit të formimit të Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë. Ai bëri të ditur se nuk bëhet fjalë vetëm për rritje të çmimeve të produkteve ushqimore por edhe të prodhimeve tjera. Sipas Kryeministrit Zaev nuk ka arsye për shtrenjtimin e bukës, për shkak se kushtet e tregut janë të njëjta, kurse vendi është duke blerë grurin për rezervat e shtetit dhe sërish e lëshon në qarkullim në rolin e balancuesit.

“Inflacioni është 1.8% për momentin dhe ne nuk presim që ai të jetë mbi 2.2%, i cili do të ishte brenda kufijve normal. Kjo është arsyeja pse ne më parë ulëm TVSH -në e energjisë elektrike me 13% në mënyrë që të mos ndikojmë në rritjen e çmimeve të tjera. Në vendin tonë, çmimi i energjisë elektrike ka mbetur i njëjtë, dhe ne kemi masa të tjera përmes rezervave të mallrave për të ruajtur stabilitetin e çmimeve”.

Rritja e çmimeve, para së gjithash të produkteve ushqimore nuk duhet t`i shqetësojë qytetarët – tha ditë më parë edhe Zv/Kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. Ai ka lënë të kuptohet se situata është nën kontroll dhe se nuk ka rritje serioze të çmimeve. Bytyqi tha se Qeveria nuk dëshiron të reagojë me masa evetuale për amortizimin e “shokut të çmimeve”, që të mos keqkuptohet në këtë periudhë parazgjedhore.

Mielli, buka, vaji por edhe produktet tjera themelore janë të parët në shënjestër të rritjes së cmimeve kanë paralajmëruar kompani të ndryshme, për shkak të harxhimeve më të mëdha për rrymën dhe transportin por edhe për shkak të çmimeve më të larta në bursat botërore.

Baby Boo