Zaev ia ka lënë amanet familjes t’i dhurojnë organet e tija


Duke bërë thirrje që njerëzit, në rast mundësie të dhurojnë organe për të shpëtuar jetët e të tjerëve, kryeministri Zoran Zaev ka treguar se ia ka lënë amanet familjes së vet që t’i donojnë organet e tija. Këtë, siç ka sqaruar Zaev, e bën me qëllim që është i gatshëm të kontriboj personalisht që të shpëtojë jetën e ndokujt.

“Nuk ka asgjë më njerëzore sesa zgjatja e jetës së dikujt duke dhuruar një organ dhe nuk ka inkurajim më të madh dhe tejkalimin e frikës dhe dilemave rreth dhurimit në rastë se të gjithë ne flasim më shumë për të. Pikërisht për këtë çështje unë e kam diskutuar këtë çështje me rrethin më të ngushtë të familjes sime dhe kam lënë një amanet se jam gati të kontribuoj personalisht që jeta e dikujt të shpëtohet.

Dhe në fund, do të doja të nxisja të gjithë qytetarët të pranojnë që dhurimi i organeve është akti më i lartë i njerëzimit dhe humanizmit, ngrit ndërgjegjësimin për shumë transplante të suksesshme për shërim dhe jetë të shpëtuara”, thotë mes të tjerash Zaev në apelin e tij. Ky apel i Zaevit vjen në kuadër të fushatës për ngritjen e vetëdijes dhe edukimit për dhurimin e organeve./TV21

Baby Boo