Zaev ia dorëzoi funksionin e kryeministrit Kovaçevskit


Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mëngjesin e sotëm ka marrë funksionin dhe kabinetin e kryeministrit të deritanishëm Zoran Zaev.

Pranim-dorëzimi i postit të kryeministrit është bërë në Qeveri.Në agjendën e sotme të kryeministrit Dimitar Kovaçevski është takimi me ministren gjermane për Evropë, Anna Luhrmann, ndërsa nesër do të takohet me kryeministrin bullgar Kiril Petkov.

Qeveria e re e udhëhequr nga Kovaçevski është zgjedhur mbrëmë në Kuvend me 62 vota “pro”, 46 “kundër” dhe pa abstenim.

Baby Boo