Zaev i përgjigjet Moskës: NATO dhe BE, alternativë e vetme


Kryeministri Zoran Zaev shprehet se dëshiron, jo vetëm konfirmim, por edhe avancim të bashkëpunimit me Rusinë. Por, sipas të parit të Qeverisë së Maqedonisë, Moska duhet ta kuptojë se vendi i Maqedonisë është në BE dhe në NATO.

Unë vetëm komentoj fakte dhe deklarata që kanë arritur deri te unë nga raportet që i di, me qëllimin përfundimtar që të mundohemi të ndërtojmë miqësinë. Me këtë rast e dinë të gjithë, duhet ta dijë edhe Federata Ruse, se nuk ka alternativë për Republikën e Maqedonisë, përveç anëtarësimit të plotfuqishëm në BE dhe NATO. Ne edhe më tutje do të shkëlqejmë në aspektin e ndërtimit të miqësisë me të gjithë – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Qëndrimi i Zaevit erdhi pas deklaratës së tij të publikuar një ditë më parë në portalin amerikan “Bazfid”, se një biznesmen grek i afërt me kauzën ruse i ka paguar protestat kundër marrëveshjes me Greqinë në Maqedoni. Ai nuk e tregoi emrin e tij, por më vonë gjatë ditës Rrjeti Ndërkombëtar i Gazetarisë i hulumtuese për Korrupsion dhe Krim të Organizuar OCCRP, publikoi një tekst në të cilin zbuloi se bëhet fjalë për Ivan Savidis. Biznesmeni grek me prejardhje ruse është pronar i më shumë ndërmarrjeve, ndërsa është pronar edhe i klubit futbollistik të Selanikut PAOK. Opinioni botëror e mban mend kur i pakënaqur nga referimi në ndeshjen kundër AEK-ut, hyri në terren i armatosur me revole për t’u konfrontuar me referat. Është pronar i gazetës greke “Etnos”. Por, Savidis menjëherë i përgënjeshtroi pohimet se i paguan protestat në Maqedoni dhe paralajmëroi padi.

Ua bëjmë qartazi me dije se biznesmeni Ivan Savidis nuk ka kurrfarë lidhje ose përzierje me atë që përmendet në tekstin absolutisht të pavërtetë dhe tejet shpifës. Prandaj, tashmë në orët në vijim dhe duke i shfrytëzuar të gjitha mjetet ligjore që i kemi në dispozicion, do të parashtrojmë padi kundër medias, si dhe autorëve të këtij publikimi të pabazë – u shpreh Ivan Savidis, biznesmen grek.

Ndaj deklaratave të një dite më parë kishte reagim edhe nga Ambasada ruse në Shkup. Akuzuan se bëhet fjalë për përhapje të rusofobisë përmes partnerëve perëndimorë të Maqedonisë, si instrument për arritjen e qëllimeve personale.

Baby Boo