Zaev: I kuptoj kritikat e atyre që kanë pasur pritje shumë të mëdha, por trashëguam kaos

“Që t’i zbatojnë vendimet e mëdha që janë para nesh, duhet që ta përforcojmë shumicën parlamentare me participues të rinj”, tha kryeministri Zoran Zaev, në seancën e sotme të Kuvendit, në të cilën janë të propozuara ndryshime në disa resorë ministrore, njofton Portalb.mk.

Baby Boo

“Periudhë të mirë që nga formimi i Qeverisë kaluam në konsolidim të ambientit politik. Në periudhën e ardhshme kemi aktivitete serioze reformuese. Krijuam kushte për forcimin e shumicës parlamentare që t’i zbatojnë vendimet e ardhshme, të cilat do ta caktojnë të ardhmen e shtetit”, theksoi Zaev.

Ai gjithashtu tha se i kupton kritikat nga ata që, sipas tij, kanë pasur pritje shumë të mëdha, se menjëherë pas rrëzimit të regjimit shteti do të funksionojë idealisht, megjithatë shprehi kënaqësi nga e punuara, veçmas duke e pasur parasysh se siç tha ai, shtetin e kanë trashëguar në kaos.

“Një vit pas formimit të Qeverisë e lëmë krizën pulitke pas nesh dhe e hapim procesin reformues. Ishim shtet i izoluar ku qytetarët jetuan në frikë, ndërkaq sot flasim për paga të mëdha, miqësi me fqinjët, liri”, theksoi Zaev.