Zaev i bindur: Shtyrja e regjistrimit do të kalojë në Kuvend


Kryeministri Zoran Zaev është shprehur i bindur, se shtyrja e Regjistrimit do të bëhet, pasi siç thotë, për ndryshimet ligjore të këtij ligji do të flasë nesër edhe në takimin me koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvend.

Duke folur për bllokadën e paralajmëruar nga Aleanca për Shqiptarët, Zaevi tha se beson se ata do të pajtohen me shtyrjen, pasi siç tha, ata paraprakisht e kanë kërkuar të njëjtën gjë.

“Nuk besoj se do të ketë arsye për këtë, pasi e marr parasysh se kur u dorëzua ligji, ata propozuan që të shtyhet regjistrimi për në qershor. Kanë vendosur nënshkrim. Edhe ata kërkuan atëherë për arsyet e njëjta. Nesër do të flasim edhe për këtë çështje dhe besoj se do të gjejmë zgjedhje”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Shtoi se Ligji do të propozohet ashtu siç kanë i propozuar, me flamur evropian.

Baby Boo