Zaev – Haris: Jemi krenarë për komunitetin hebre në Maqedon


Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev së bashku me Dejvid Haris, drejtor ekzekutiv të Komitetit Amerikan të Hebrenjve, mbajtën një takim në kuadër të vizitës së tyre të punës në Athinë.

Theksi kryesor i bisedimeve, thuhet në kumtesën e pres-shërbimit qevreitar ishte mbi çështjet aktuale të perspektivës së BE-së për vendin tonë.
Kryeministri Zaev theksoi se bashkësia hebreje në vend, megjithëse i vogël, është shumë aktiv dhe kontribuon në ndërtimin e një shoqërie demokratike me përfaqësuesit e saj në institucionet nacionale.

Drejtori ekzekutiv i Komitetit Hebre Amerikan, Haris, tha se kryeministri Zaev dhe Maqedonia e Veriut kanë mbështetje të madhe për proceset e integrimit evropian të vendit.
Siç u tha në takim, Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s dhe të gjitha pritjet janë që proceset e integrimit të fillojnë siç janë premtuar.
Në takim u diskutoi gjithashtu edhe për projektet e energjisë dhe marrëveshjet e nënshkruara me Greqinë pas Marrëveshjes së Prespës, që synojnë lidhjen ekonomike dhe përparimin e Maqedonisë Veriore.

Baby Boo