Zaev: Gabim dhe lëshim pa qëllim, himni këndohet çdo ditë, gjithandej


Gabim dhe lëshim pa qëllim, kështu kryeministri Zoran Zaev e vlerësoi intonimin e himnit të Maqedonisë së Veriut nga ana e Tamara Todevskës në festimin e mbrëmshëm në Ditën e pavarësisë së Ambasadës amerikane në Shkup.

Siç deklaroi Zaev, Tamara tani më ka kërkuar falje në Fejsbuk, ndërsa këtë e ka bërë edhe Ambasada e SHBA-së si organizatore e ngjarjes.

“Ndodhin lëshime. Natyrisht, himni ynë këndohet çdo ditë, gjithandej. Absolutisht, kjo konfirmon se bëhet fjalë për gabim dhe lëshim jo të qëllimshëm për të cilin kërkuan falje vetë organizatorët, por edhe interpretuesi”, deklaroi Zaev pas hapjes së sotme të fabrikës për prodhime të mishit të kompanisë “Tiamo” në komunën e Sarajit.

“SHBA-ja ka respekt të thellë ndaj traditave, historisë, heronjve dhe ardhmërisë së mikut tonë, partner dhe aleat si Maqedonia e Veriut. U falënderojmë miqve dhe kolegëve tanë që mbrëmë me ne e festuan pavarësinë tonë. Kuptojmë se gabime mund të ndodh pa qëllim në momente emotive, por u falënderojmë këngëtarëve tanë për interpretimet e tyre të mrekullueshme”, thekson Ambasada amerikane në publikimin në Fejsbuk. .

Baby Boo