Zaev: Futbollistët e Maqedonisë së Veriut do të shpërblehen me nga 10.000 euro për kualifikimin historik


Kryeministri Zoran Zaev informon se Qeveria ka marrë vendim për t’i shpërblyer futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për Kampionatin Evropian.

“Sonte, në seancën e Qeverisë morëm vendim që nga rezervat buxhetore t’i shpërblejmë të gjithë anëtarët e kombëtares së futbollit të Maqedonisë me nga 10.000 euro për secilin, për arritjen e suksesit historik – kualifikim në Kampionatin Evropian”, shkruan Zaev në Facebook.
Sot Maqedonia e Veriut ka arritur të fitojë si mysafirë i Gjeorgjisë me rezultat 1-0, në finalen e Play-Off-itë të Ligës së Kombeve, me çka dhe siguroi kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Baby Boo