Zaev flet për “bombën” e Milloshoskit

Në audio incizimet kam komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për mos procedim të rasteve të PSP-së pas qershorit 2017, situatë ku rastet do të ishin rrëzuar nëse Ligji i Prokurorisë Publike nuk do të ishte miratuar, thotë kreu i LSDM-së dhe ish-kryeministri Zoran Zaev në lidhje me publikimet e audio incizimeve nga deputetit i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.

Baby Boo

Në një intervistë për “Press 24”, ai vëren se incizimet janë marrë me siguri në njërën nga takimet e mbajtura gjatë negociatave me grupin e deputetëve të cilët ishin larguar nga VMRO-ja.
“Bisedat e paautorizuar janë incizuar nga disa prej pjesëmarrësve ndërsa diskutohej arsyet dhe nevoja për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike. Këto ndoshta janë biseda nga takimet e mbajtura me përfaqësuesit e partive në pushtet dhe opozitës nga blloku i partive shqiptare, kur ne i bindëm dhe iu sqaruam një grupi prej tetë deputetësh të VMRO-DPMNE-së pse ishte e rëndësishme të miratohej Ligji për Prokurorinë Publike”, tha Zaev.