Zaev e thërret Gruevskin që të kthehet në vend për të ndihmuar!


Kryeministri maqedonas Zoran Zaev nga Manastiri e komentoi statusin e Facebook-ut të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili shkroi se i vjen që të kthehet në vend për të ndihmuar. “Uh, është bukur që të vij. Le të vij. Duhet ndihmë në vend. Ndihmë në vend është edhe kur do ta realizojë dënimin. Gjithçka është ndihmë.

Të gjithë dërgojmë porosi për përgjegjësi me gjithçka, andaj mund të dërgoj me të vërtet porosi të dy kuptimtë – le të kthehet në shtëpi”, pohoi Zaev. Gruevski dje në Facebook kritikoi Qeverinë e Zaevit dhe shtoi se çdo të dytën ditë ka një skandal me këtë Qeveri. “Ndonjëherë më vjen të marr që ta mbroj “njerëz unë në kohë ju tregova se do të duhet ta “lakojmë kurrizin” se LSDM-së nuk i ngjajnë patriotët, ju thash se edhe njerëz të gjallë do të hamë, më dëgjuat në një video se si them se bashkëpunoj me shërbimet e huaja, dërgoja edhe porosi që i patë se nga jashtë më përgatitin . . . dinit gjithçka për mua . . . unë në kohë u jam prezantuar . . . Kërkoj falje deri në qiell nëse nuk jam mjaft i qartë . . .”, shkroi Gruevski. Sipas Zaev, vizita e Hristijan Mickoskit në Budapest është komunikim krejtësisht normal mes partive motra. Por me këtë qëndrim nuk pajtohet zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov. “A ka shkuar Hristijan Mickoski në Budapest për një konsultim shtesë me shefin e tij, kriminelin në arrati, Nikolla Gruevski? Është e qartë se i vetmi oktapod kriminel gjendet në Budapest, koka e tij është Nikolla Gruevski, ndërsa duart e tij janë Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja. Mickoski nuk është asgjë tjetër përveç militant dhe kryerësi i urdhrave të kriminelit të dënuar në arrati, Nikolla Gruevski. Asgjë nuk ndryshohet brenda VMRO-DPMNE-së e cila është udhëhequr nga Budapest”, deklaroi Konstandinov. Nga partia opozitare thanë se tema e bisedave të Mickoskit me Orban kanë qenë euro integrimet, por edhe siç thanë, aferat e fundit që kanë të bëjnë me qeverinë e Zaevit. “Dje, VMRO-DPMNE dhe kryetari Hristijan Mickoski i publikuan temat dhe përmbajtjen e bisedave. Përmbajtje ishin situata aktuale politike dhe gjendja në të cilën është Republika e Maqedonisë, si dhe temat që kanë të bëjnë me bashkëpunimin me partinë evropiane popullore dhe aktivitetet e ardhshme të partisë”, tha Naum Stoillkovski. Mickoski këto ditë është në vizitë në Austri dhe Hungari ku ka zhvilluar takim me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Baby Boo