Zaev: E pranoj debatin, nëse Mickoski është…


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka deklaruar se do të pranojë debat me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, atëherë kur ky i fundit do të deklarohet se është kundër bojkotimit të referendumit, transmeton Portalb.mk.

“Kur do të njoftojë se është kundër bojkotit, le të tregojë dhe le të zgjedhë median. Unë veten e shoh si promotor të debateve. Bojkotimi i ardhmërisë së Maqedonisë nuk meriton debat. Do të pranojë debat kur do të tregojë se është kundër bojkotimit”, tha Zaev.

Përndryshe, kjo deklaratë vjen pasi që dje, pas mbarimit të mbledhjes së Komiteti Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, lideri Hristijan Mickoski pasi që deklaroi se qytetarët në referendum të votojnë në bazë të bindjeve vetanake, i bëri thirrje kryeministrit Zoran Zaev për të realizuar një debat, pasi që sipas tij, “në tryezë kemi marrëveshje dhe shumë çështje për të cilat Zaevi duhet të japë sqarim deri para 30 shtatorit”.

Baby Boo