Zaev e Dimitrov kundër Ivanovit: Askush nuk mund të pengojë të ardhmen e Maqedonisë


Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot patën takim me presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov ku parashtruan marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Kryeministri Zaev dhe ministri Dimitrov, siç njoftoi pres shërbimi qeveritar, patën një përpjekje konstruktive për prezantimin dhe për diskutimin e përmbajtjes së marrëveshjes, por presidenti Ivanov e ndërpreu dhe u largua nga takimi dhe refuzoi që të bisedojë për përfitimet e kësaj marrëveshje historike për të ardhmen e Maqedonisë.

Qeveria e RM-së i bën thirrje të gjitha faktorëve politikë që të bashkohen rreth prioriteteve kombëtare dhe t’i japin përkrahje prosperitetit të qytetarëve dhe hyrjes së Maqeonisë në NATO dhe në BE.

“Qytetarët përfundimisht kanë mundësinë që të shkruajnë një kapitull të ri në historinë e vendit tonë dhe askush nuk ka të drejtë që t’i pengojë që të marrin vendimin e duhur për të ardhmen e Maqedonisë”, citohet në njoftimin e Qeverisë së RM-së.

Baby Boo