Zaev: Do të përgjigjen të gjithë, të cilët shkaktojnë Zja.rre


 Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga përfaqësuesit e të gjitha institucioneve, të cilat janë përfshirë në aksionin për shuarjen e zjarrit në lokacionin rreth liqenit “Mlladost” dhe fshatit Otovica, në afërsi të Velesit, sot e vizituan vendin e prekur nga zjarri.

Para vizitës në këtë lokacion, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, kryeministri Zaev ka biseduar me kryetarin e komunës Veles, Ace Kocevski, shefin e njësisë zjarrfikëse territoriale – Veles, Ljupço Lepidovski, me përfaqësues të njësisë lokale të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, të SPB – Veles, të Ndërmarrjes publike Derven dhe Ekonomisë pyjore Babuna, të Kryqit të Kuq dhe të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me Agron Buxhakun, drejtor i Qendrës për menaxhim me kriza, me komandantin e brigadës zjarrfikëse Shkup dhe kryetarin e komunës Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. U bë fjalë për përvojat, për koordinimin dhe përkrahjen e ndërsjellë në situata të tilla.

Kryeministri Zaev tha se pikëlluese janë skenat në terren dhe shtoi se e ndan pikëllimin dhe brengosjen me qytetarët, të cilët pardje gjatë stihisë së zjarrit janë ballafaquar me rrezikun për shëndetin, jetën, pronat, por edhe kujtimet.

“I shpreh ngushëllimet e MEDIAL me banorët e Velesit, të cilët për disa orë humbën një nga vendet më të preferuara për piknik. Posaçërisht i madh është zemërimi që e ndjej në këtë rast, pasi është e qartë se kjo ka ndodhur nga moskujdesi njerëzor. Porosia ime deri te ata të cilët kanë ide të djegin fate njerëzore, është se do të përgjigjen. Nuk do të ketë tolerancë për ata të cilët kanë shkatërruar diçka që natyra dhe njerëzit me qëllim të mirë e kanë kultivuar me dekada. Zero tolerancë si mësim dhe parandalim për të gjithë që luajnë me zjarr dhe me fatin e njerëzve dhe të mjedisit të jetesës”, tha Zaev.

Ai tha se brezi i pyllit rreth liqenit “Mlladost” dhe gjithkund ku zjarri ka lënë gjurmët e veta, do të sanohet dhe do të mbillen drunj të rinj. .

Baby Boo