Zaev: Diaspora nuk do të përfshihet në numrin e përgjithshëm të popullatës rezidente


Diaspora nuk do të përfshihet në regjistrin e popullsisë rezidente, por në një grafë të posaçme ku do të qëndrojnë të gjithë shtetasit të cilët për më shumë se një vit jetojnë apo punojnë jashtë vendit.

Kjo është bërë e ditur nga kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në një debat televiziv ku ka folur edhe për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, që ka nisur më 5 shtator dhe do të përfundojë më 30 shtator

“Të gjitha ata janë qytetarë tanë, pavarësisht nëse jetojmë brenda apo jashtë vendit. Ata do të përfshihen në regjistrim, por ka një dallim të qartë mes tyre. Do të kemi popullatë rezidente dhe jorezidente. Jorezidentë do të jetë të gjithë ata të cilët për më shumë se një vit jetojnë jashtë vendit dhe kjo është shumë e qartë”, ka theksuar Zaev.

Baby Boo