Zaev dhe Zhbogar vunë gurthemelin për objektin e ri të komunës


Në Haraçinë sot do të shënohet fillimi i ndërtimi të objektit të ri komunal. Ndërtimi i objektit është financuar me 260.000 euro të siguruara nga Bashkimi Evropian, si pjesë e Programit për investime komunale rurale.

Programin e administron Banka Botërore, ndërsa e zbaton Ministria e Financave.

Në kuadër të këtij programi, komuna e Haraçinës e fitoi të drejtën të shfrytëzojë grant të BE-së në shumë prej 195.000 euro për zbatimin e projektit për “Ndërtimin e objektit komunal Haraçinë”. Projekti është bashkë financuar nga buxheti i Republikës së Maqedonisë në shumë prej 65.000 eurosh. Shuma e vlerësuar e projektit është 285.545 euro por pas furnizimit të publikuar publik e njëjta është zvogëluar për 241.975 euro, prej të cilave 181.482 euro janë financuar prej Fondeve të Bashkimit Evropian, ndërsa 60.493 euro prej buxhetit të Republikës së Maqedonisë.

Baby Boo