Zaev dhe Sheqerinska urojnë 8 marsin, Sheqerinska: Prioritet ka qenë lufta kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare


Radmilla Sheqerinska dhe Zoran Zaev në një konferencë për shtyp kanë uruar ditën ndërkombëtare të gruas dhe njëherit thanë se me politikat e miratuara nga Qeveria kanë sjellë barazi të plotë në shoqëri, përcjell GazetaExpress,

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev tha se Qeveria ka bërë shumë, por deklaroi se për barazinë gjinore duhet të punohet dhe flitet për çdo ditë sepse është një gjë shumë e rëndësishme, raporton TV21.

Zaev tha se Qeveria ka bërë shumë ndaj dhunës dhe diskriminimit.

Kurse nënkryetarja Radmilla Sheqerinska tha se Qeveria ka bërë shumë për gratë, duke kujtuar se prioritet I Qeverisë ka qenë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare.

Ajo tha se qeveria është e shqetësuar dhe po mundohet që t’I jap fundë dhunës familjare dhe që kjo të ndalet njëher e përgjithmonë.

Nënkryetarja e LSDM-së tha se po punohet për një shoqëri për të gjithë në të cilën edhe gruaja do ta ketë pozitën e merituar.

Të njëjtën e tha edhe kreu, Zoran Zaev. Ai shtoi se nëse jemi të barabartë duhet të jemi të njëjtë edhe në Kuvend, edhe në biznes edhe në punë.

Baby Boo