Zaev dhe Naser Ziberi bashkë mund të shkojnë te Pendarovski për të marë mandatin?


Presidenti Stevo Pendarovski sot do t’i japë mandatin për formimin e Qeverisë kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, partia e të cilit si pjesë e koalicionit “Mundemi” ka marrë më shumë mandate në zgjedhjet e 15 korrikut.

Nga kabineti i presidentit thonë se Zaev e ka njoftuar presidentin Pendarovski që negocion me më shumë parti për formimin e Qeverisë. Burime partiake kanë njoftuar për Gazetën Lajm se LSDM dhe BDI nëmomentet e fundit po negociojnë që Zoran Zaev ta marë edhe Naser Ziberin në kabinetin presidencial, për të pranuar mandatin nga Pendarovski. Edhe pse mandatin do e marë Zaevi, nëse mer me vete Ziberin simbolika e kësaj do të jetë se LSDM dhe BDI janë marë vesh për sistemin e qeverisjes 3+1. “Nëse Ziberi nuk shkon te Pendarovski bashkë me Zaevin, kjo do të thotë se nuk ka ende marrëveshje mes LSDM-së dhe BDI-së”, theksojnë të njëjtat burime.

Baby Boo