Zaev dhe Mickoski ia dhanë dorën njëri-tjetrit në Ohër në dialogun e “Zhan Mone-s”

“Dialogu në Maqedoni po bëhet normalitet dhe politikë e përditshme. Me diskutim bëhemi më të besueshëm për të siguruar se do të vazhdojmë edhe më fortë, në rrugën e reformave, të gjithë sëbashku, pozita dhe opozita. Sonte me përfaqësuesit e të gjitha partive politike, me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe me miqtë tanë nga Parlamenti Evropian i kemi diskutuar sesionet e ngjarjes dyditore të “Zhan Mone-s”, tha kryeministri Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

“Ky është proces i cili me iniciativën tonë pas mbledhjeve në Bruksel dhe me treshen evropiane u bë në Maqedoni në vend se në shtëpinë e Zhan Mone-s në afërsi të Parisit”, tha Hristian Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

Baby Boo

Në temat e dialogut në kuadër të procesit të Zhan Mone-s që u mbajt sot në Ohër, mes tjerash, është konstatuar se partitë politike janë të vnedosura për promovim dhe përafrim në procesin integrues të BE-së.

Partitë janë pajtuar t’i zbatojnë reformat, duke përfshirë reformat insitucionele të Kuvendit që të mundet në mënyrë efektive të dalin rezultatet.