Zaev dhe Cipras edhe zyrtarisht propozohen për Çmimin Nobel për Paqe

Fituesja e Çmimit Nobel, Uided Bushamaui edhe zyrtarisht i ka propozuar kryeministrin e Maqedonisë dhe të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras si kandidatë për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2019.

Baby Boo

Bushamaui, siç informoi sot pres shërbimi i Qeverisë së Maqedonisë i ka dërguar letër kryeministrit Zaev me të cilën e njofton se zyrtarisht ka dërguar shkresë në Komitetin për Çmim Nobel për paqe me nominimin ai dhe homologu i tij grek të jenë kandidatë për çmimin për vitin 2019.

Në letër, Bushamaui e shprehu bindjen e saj se Marrëveshja e Prespës paraqet model për zgjidhjen e qetë dhe konstruktive të keqkuptimeve bilaterale dhe multilaterale midis shteteve fqinje, e cila mund të shërbejë si shembull për Ballkanin dhe më gjerë dhe se ratifikimi i Marrëveshjes në të dyja shtetet dëshmon se dialogu, energjia pozitive, kozmopolitizmi, vendosmëria dhe ndjeshmëria për fqinjësi të mirë janë çelës për të gjitha problemet pavarësisht presioneve prej nacionalistëve prej të dyja anëve.

“Në këtë proces dhe në këtë akt të guximshëm dhe vizionar me të cilin përcaktohet dialogu, besimi dhe baza e një të ardhme të përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë në kuadër të organizatave ndërkombëtare, ju zoti kryeministër Zaev si edhe zoti Cipras, keni luajtur rol kyç. Në këtë kuptim, i lejoj vetes të shpreh respekt të madh dhe admirim ndaj jush dy liderëve – ndërtues të mëdhenj të paqes në Ballkan”, shkruan Bushamaui në letrën drejtuar kryeministrit Zaev.

Letër me përmbajtje identike, siç thonë nga Qeveria e Maqedonisë, Bushamaui i ka dërguar edhe kryeministrit grek Cipras.

Mbështetje për nominimin të shtunën dhanë edhe kryetari i Grupit të Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian, Udo Bulman, Ska Keler nga grupi i të gjelbërve/Aleancës së Lirë Evropiane dhe Gabi Cimer nga E Majta Evropiane e Bashkuar – e gjelbërt nordike.