Zaev-Borisov: Vendet tona janë shembull për realitetin e ri të Ballkanit


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit të me homologun e tij bullgar, Boyko Borissov tha se “zbatimi i të gjitha pikave të Marrëveshjes për fqinjësi, dhe bashkëpunimi me Bullgarinë zhvillohet mirë, ndërsa bashkëpunimi ekonomik mes dy shteteve asnjëherë nuk ka qenë më i mirë”.

“Sapo përfunduam edhe një takim të ngushtë dhe miqësor me mikun tim dhe mikun e Maqedonisë, kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Borissov. Kemi pasur takim të dobishëm, si tani sepse në të gjitha këto kontaktet tona të shpeshta janë plotësuar me bisedime konstruktive, marrëveshje dhe plane për bashkëpunime të ardhshme. E gjithë kjo është rezultat i marrëveshjes për fqinjësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim që vendet tona e nënshkruan. Zbatimi i të gjitha pikave të marrëveshjes po shkon mirë. Bashkëpunimi asnjëherë nuk ka qenë më i mirë. Kishim shkëmbim tregtar stabil nga mbi 500 milion euro, me rritje për 12 në vitin 2018 dhe nuk do të ndalemi deri sa të arrijmë shkëmbim tregtar me miliarda euro”, tha kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev theksoi se gëzon intensifikimi ndërkufitar. Po punohet, siç tha me intensitet të veçantë në hapjen e vendkalimeve të reja kufitare “Klepalo: Berrovë- Strumjani, dhe vendkalimet Pehçevë – Simitli dhe Dellçevë – Nevestino.

“Vazhdimësia e ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të Korridorit 8 , vazhdon nga Shkupi deri te vendkalimi bullgar të ndërtohet nga tri kompani të mëdha për infrastrukturë rrugore”, tha Zaev duke shtuar se po punohet në dokumentimin e projektit për lidhje të gazit mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

“Borissov në deklaratën e tij tha është rritur bashkëpunimi mes dy vendeve dhe perspektivave për thellimin e bashkëpunimit. Ai theksoi lidhjen e dy vendeve në më shumë fusha siç janë kultura, arsimi dhe ekonomia si të rëndësishme”, kumtojnë nga Qeveria e Maqedonisë.

Baby Boo