Zaev bisedon me kancelaren Merkel, çfarë thanë për referendumin?

Maqedonia më 30 shtator organizon referendumin mbi Marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit në Maqedonia e Veriut, i cili, në rast se do të jetë i suksesshëm, duhet të konfirmohet me ndryshime kushtetuese deri në fund të vitit, që është kushti kryesor për integrimet maqedonase në NATO

Baby Boo

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka biseduar të mërkurën me telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel mbi referendumin, i cili do të mbahet dhe zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë, ka njoftuar qeveria maqedonase, transmeton gazetametro.net.

Siç thuhet në kumtesë, kancelarja Merkel ka konfiruar mbështetjen e Gjermanisë për marrëveshjen e Maqedonisë e Greqisë mbi zgjidhjen afatgjatë të kontestit, i cili ka qenë pengësa më e madhe për anëtarësimin e Maqedonisë në BE e në NATO.

“Në këtë drejtim është konstatuar bashkërisht se referendumi është akt kulmor demokratik dhe shprehje e orientimit të qytetarëve për të ardhmen e shtetit”, thotë kumtesa, dhe shton se Zaev e ka informuar kancelaren Merkel për rrjedhën ë përgattijeve për referendum.

Maqedonia më 30 shtator organizon referendumin mbi Marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit në Maqedonia e Veriut, i cili, në rast se do të jetë i suksesshëm, duhet të konfirmohet me ndryshime kushtetuese deri në fund të vitit, që është kushti kryesor për integrimet maqedonase në NATO.

Qeveria e Maqedonisë, siç ka theksuar Zaev, “është e përkushtuar për organizimin e kiushteve fer, demokratie e transparente për realizimin e deklarimit deokratik të qytetarëve”,.

Ai e ka informuar kancelaren Merkel edhe për atë se qeveria e maqedonisë “po vazhdon aktivisht përpjekjet reformiste, të cilat çojnë në drejtim të plotësimit të kushteve nga përfundimet e Këshillit të Evropës së qershorit të këtij viti”, të cilat janë ndër kushtet për fillimin e negociatave me BE-në.

Kancelarja gjermane u ka dhënë përkrahje “përpjekjeve të Qeverisë dhe publikut shoqëror-politik në Maqedoni për forcimin e perspektivave euro-atlantike të qytetarëve të Maqedonisë”./gazetametro.net