Zaev: Ballkani ka ndryshuar për të ardhmen më të mirë për të rinjtë

Në takim me 20 të ri e organizuar nga Lëvizja Evropiane – Novi Sad, Fondi Evropian për Ballkan dhe Ambasada e Republikës së Austrisë në Maqedoni që janë në turne në Ballkan për kryesimin që do ta bëj Austria në BE, Kryeministri Zoran Zaev tha se Ballkani është ndryshuar dhe po mbyllen kontestet e hapura për sigurimin e një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja në shtetet në rajon.

Baby Boo

Kryeministri Zaev theksi marrëveshjet me Republikën e Bullgarisë dhe Republikën e Greqisë të cilët janë frute të miqësisë dhe pajtimit, dhe garantojnë dallimet dhe veçimet e popujve tanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shpresojmë se do të krijojmë të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Qëllimi ynë është Bashkimi Evropian. Besojmë në vlerat evropiane, ndoshta më shumë se disa shtete që janë brenda në BE. Të besohet në stabilitet, siguri, institucione të fuqishme, që do t’i ndërtojmë bashkë me ju të rinjtë, do të thotë se besohet në ardhmëri”, tha Kryeministri në takim.

Ambasadorja e Austrisë në në Maqedoni, Renate Kobler e cila mori pjesë në takim tha se prezenca e Kryeministrit Zaev në takimin e sotshëm është shenjë për përkrahje të këtij projekti dhe se është shenjë se ai është në një vijë me rininë të cilët promovojnë vlerat evropiane për pajtim.

Restorant Lumare