Zaev: Automjete elektrike ose ekologjike për institucionet shtetërore


Kryeministri Zoran Zaev tha sot se qeveria do të favorizojë përdorimin dhe prokurimin e automjeteve elektrike ose hibride për institucionet qeveritare, duke u bërë thirrje edhe institucioneve tjera shtetërore, që aty ku është e mundur të përdoren automjete ekologjike që do të ndikojnë në rruajtjen e mjedisit. Siç tha ai, qëllimi është që t’u jepet një shembull qytetarëve për përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit.

“Ne tashmë kemi dhënë instruksione për tenderin e shpallur të Shërbimit për punët e përgjithshme dhe të përbashkëta për të parë nëse ato mund të përfshijnë 10, 20, 30, 50% në prokurimin e automjeteve elektrike ose ekologjike. Udhëzimet u janë dhënë edhe institucioneve të tjera që të mos furnizohen me automjete nëse nuk kanë nevojë. Aty ku duhet të prokurohet, zakonisht për inspektorët në terren, automjetet spitalore ose të ngjashme, të mund të furnizohen me automjete ekologjike, duke përfshirë ato elektrike, për të cilat ne do të shkojmë me zero doganë, zero taksë për automjetet dhe të ngjashme, dhe madje edhe hibride, ” të cilat shpesh janë me rrymë dhe gaz natyror “, tha Zaev.

Baby Boo