Zaev: As që shikojmë dokument ku kontestohet gjuha dhe identiteti maqedonas


Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij të sotme tha se ka shpresë që me angazhimin e Presidencës portugeze me BE-në, vendi me 22 qershor të merr datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, përndryshe si opsion sipas tij mbetet edhe shtatori , transmeton Alsat. Zaev tha se qëndrimet e Shkupit në lidhje me kontestin me Sofjen mbeten të njëjta, respektivisht nuk do të diskutohet për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

“Gjuha maqedonase, populli maqedonas dhe identiteti maqedonas janë gjëra për të cilat nuk duam as të shikojmë dokument, le më të bisedojmë…Në Bullgari ka qeveri teknike, është lehtë për marrëveshje, nuk është e pamundur. Vjen edhe shtatori, në gusht-shtator do të ketë qeveri politike në Bullgari që do të mund të merr vendime, por nëse merremi vesh më herët do të ishte më mirë”, tha Zaev.

Baby Boo