Zaev: A ka guxim VMRO-ja të zgjedh shëndetin e njerëzve para pasionit për pasurim personal


A do të ketë guximin VMRO-DPMNE të zgjedh shëndetin e njerëzve para pasionit të saj për pasuri personale? Shumë shqetësojnë informacionet dhe fotografitë për trajtimin jodeakuat të mbeturinës mjekësore. Si qytetar i këtij shteti, si prind dhe si politikan i përgjegjshëm nuk mund të besoj se organe njerëzore dhe materiale medicinale janë trajtuar në mënyrë amatorske me rrezikun potencial të përcillen tek njerëzit”, ka shkruar sot në profilin e tij në Fejsbuk, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Unë dhe bashkëpunëtorët e mi nuk do të lejojmë dikush të përfitojë mbi shëndetin e bashkëqytetarëve tanë. Ka përfunduar koha kur askush nuk jepte llogari për ekologjinë dhe shëndetin dhe kur mbyllnin sytë para skandaleve të këtilla. Ky rast e vendos në test para së gjithash Prokurorinë publike e cila duhet të tregojë pavarësi dhe neutralitet politik në përcaktimin e përgjegjësisë së atyre të cilët mbetjet mjekësore i kanë shndërruar në ushqim për qen endacakë. Por ky rast është test i madh për VMRO-DPMNE-në, partinë për të cilën faktet flasin se është e lidhur me firmën e cila e hedh mbeturinën mjekësore. VMRO-DPMNE mirë e di se ata që sillen në mënyrë të papërgjegjshme ndaj shëndetit publik do të ndëshkohen dhe nga institucionet dhe qytetarët”, ka shkruar Zaev në Fejsbuk.

Baby Boo