Zabedin Memishi- Baci merr çmimin për pikturë “Çmimi i Nëntorit”


Është mbajtur ekspozita tradicionale ndërkombëtare “Çmimi i Nëntorit 2021” i organizuar nga SHAFM “Draudacum”. Kjo ekspozitë organizohet me rastin e Ditës së Flamurit për të promovuar vlerat artistike të artistëve të artit pamor në përgjithësi.

Zabedin Memishi- Baci ka marrë çmimin për pikturë “Çmimi i Nëntorit”.

Memishi tha: “Sot ishte kënaqësi dhe nderë për mua të pranoja Çmimin për Pikturë në Ekspozitën mbarkombëtare Çmimi i Nentorit të organizuar nga shoqata e artistëve Draudakum-Gostivar
Faleminderit Draudakum, faleminderit Gostivari”

Në këtë ekspozitë defilojnë artistë të rëndësishëm të kohës dhe me relevancë artistike, ndërsa këtë e argumenton edhe prezenca e veprave të emrave të rëndësishëm dhe të dëshmuar me cilësi vendore dhe botërore të artit figurativ shqiptar./Pa Censurë

Baby Boo