Yllka Gashi në një listë me Nicole Kidman e Lady Gaga


Shtëpia e parashikimeve për çmime të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Oscars, “Variety”, sot ka përfshirë aktoren Yllka Gashin në mesin e 15 aktoreve që do të përfshihen në listën e ngushtë për Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit (BAFTA), me ç’rast ka reaguar edhe aktorja Yllka Gashi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Ta shoh emrin tim, të filmit “Zgjoi”, të Blerta Bashollit e produksionit Ikonë, e emrin e Kosovës në këso listash, më duhet ta pranoj që zemra më bëhet mal nga gëzimi e krenaria, por edhe nga mirënjohja e falenderimi që e kam për ata me të cilët kam pasur fatin e mirë ta bëjmë këtë film”, ka shkruar Gashi.

Postimi i plotë i saj:

Mediumi i mirënjohur amerikan “Variety” që bën parashikimet e nominimeve për çmimet më prestigjioze në botë, paraqet edhe emrin tim për mundësinë e futjes në listën e gjatë të nominimeve për çmimet BAFTA në Britani të Madhe, në mesin e plot aktoreve me renome ndërkombëtare si Nicole Kidman, Frances McDormand, Olivia Colman, Penelope Cruz, Jessica Chastain, Kristen Stewart etj.

Ta shoh emrin tim, të filmit “Zgjoi”, të Blerta Bashollit e produksionit Ikonë, e emrin e Kosovës në këso listash, më duhet ta pranoj që zemra më bëhet mal nga gëzimi e krenaria, por edhe nga mirënjohja e falenderimi që e kam për ata me të cilët kam pasur fatin e mirë ta bëjmë këtë film.

Ky është nder shumë i veçantë edhe nëse mbetet vetëm parashikim medial!

Me ose pa nominim, sepse as nuk dua të mendoj shumë e të preokupohem me diçka që nuk është në dorën time e nuk varet nga unë, fat të madh e nder jetësor e konsideroj mundësinë që e kam pasur ta portretizoj një grua të jashtëzakonshme siç është zonja Fahrije Hoti e të punoj me një regjisore të mrekullueshme e tepër punëtore që më inspiron çdo ditë si Blerta Basholli dhe me produksionin Ikonë që janë shumë meritor për çdo sukses që e kemi pasur deri tash!

Baby Boo