Ylli Rakipi: Rama i godìti brutalisht të rinjtë sepse i ka shumë frikë, dridhet prej tyre, ndryshe nga Luli me Monikën

Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin “Në fokus” në Tv T, u shpreh se forcat policore të Edi Ramës, dhūnuan dhe goditën brutalisht të rinjtë që protestuan me këngë dhe me libra në duar ditën e djeshme, sepse i frikësohet protestave të tyre dhe masivizimit të mundshëm që mund të vijë pas tyre.

Baby Boo

Rakipi tha se Rama i ka frikë të rinjtë dhe qytetarët, ndryshe nga opozitën e Bashës dhe Kryemadhit, që policia i lejoi pa problem të ulen në Bulevard.

“Këtu po instalohet një juntë policore. Më bëri përshtypje shumë të madhe dje, një grup të rinjsh, të cilët ishin ulur në rrugë me libra në duar dhe junta e Lleshajt, i sulmoi në mënyrën më të ashpër. Njëri prej tyre mbante në dorë librin “Idioti” të Dostojevskit.
Policët kanë patur urdhër se çfarë të bënin me ta, sepse Edi Ramën, më shumë nga të gjithë, nuk e trembin Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, por e trembin ata të rinj të ulur në rrugë, sepse nëse masivizohet kjo gjendje, Ramës i shkurtohen vërtet ditët.
Rama trembet nga të rinjtë me libra në duar. E pe çfarë ndodhi? Policë me dy klasë shkollë, mbuluan fytyrat dhe goditën të rinjtë. Rama dhe Lleshaj janë të tmerruar nga ata. Sa erdhi Lulzimi u qetësuan policët, hapën rrugën”, tha Rakipi.

Lidhur me protestën e ditës së sotme, Rakipi tha se ajo ishte një protestë e sinqertë e njerëzve të ndershëm, nga të cilët opozita duhet të mësojë.

“Kjo ishte një protestë e sinqertë, me njerëz që u fliste shpirti. Ata kanë dhimbje, sikur ka vdēkur Teatri. Ata janë njerëz të ndershëm, të hapur, të çiltër, që kërkojnë gjëra të vërteta. Poshtë dëgjonin këta të opozitës, Fatmiri, Monika, Luli. Habiteshin nga gjërat e mençura që thoshin ata. Sa mirë ata të rrinë poshtë dhe nëse nuk e bëjnë dot këtë punë, të mos ngjiten kurrë”, tha Rakipi.