Ylli i kinematografisë Al Pacino 81-vjeç, kërcen në rrugët e Kalifornisë


Al Pacino u pa duke kërcyer teksa shëtiste nëpër Beverly Hills, Kaliforni të enjten.

Aktori 81-vjeçar, i cili kërceu tango në performancën e tij pasi fitoi Oscar në vitin 1992 me Scent of a Woman, është filmuar duke kërcyer ndërsa me sa duket dëgjonte muzikë me një palë kufje ndërkohë që ecën në rrugët e Kalifornisë.

Legjenda e ekranit të filmave si Scarface, seritë The Godfather, The Devil’s Advocate dhe Glengarry Glen Ross ishte veshur me një bluzë të gjerë të zezë me një xhup dhe atlete të zeza.

Ai mbante një palë syze dielli të zeza gjatë daljes në komunitetin luksoz të Kalifornisë Jugore.

Pacino së fundmi u shfaq në filmin e Ridley Scott House of Gucci në rolin e Aldo Gucci, duke iu bashkuar kastit të ansamblit që përfshinte Lady Gaga, Adam Driver, Jeremy Irons, Jared Leto dhe Salma Hayek.

Baby Boo