Ylli i Juventusit: Kam 3 milionë euro borxh, nuk fle, fajdexhinjtë i kam te dera!


Mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli ishte i pari nga futbollistët që u gjet i përfshirë në një skandal të madh bastesh në futbollin italian. Fagioli mund të pezullohet për një vit.

Pasi gjithçka u bë publike, ai tregoi historinë e tij në gjykatë. Ai pranoi se borxhet e tij ishin rritur në rreth tre milionë euro. Fagioli fiton rreth 1.8 milionë euro në vit te Juventusi.

“Periudha më e keqe që e kam pasur ishte mes marsit dhe prillit 2023, kur kam qenë aq i stresuar dhe i frikësuar sa gjatë ndeshjes mes Sassuolo-s dhe Juventusit kam bërë një gabim, pas të cilit jam zëvendësuar. Sapo dola nga fusha fillova të qaja duke menduar për problemet e mia që lidhen me borxhet e lojërave të fatit. Tashmë kam grumbulluar një borxh të madh prej 250 mijë eurosh në shtator 2022 dhe presioni u rrit nga pronarët e faqeve të paligjshme, të cilët më detyronin të ktheja paratë. Herë pas here, të paktën të ktheja një pjesë të atyre parave. Nuk flija natën. Sa më shumë kalonte koha, aq më shumë më përndiqte borxhi. Paratë që duhej të paguaja vazhdimisht rriteshin. Arkëtorët e borxheve më thanë se do të më thyenin këmbët. Kam vënë bast për ndeshje futbolli dhe tenis. Fillova në verën e vitit 2021. Nuk pyesja veten nëse ato faqe ishin të ligjshme apo jo. Ishte argëtuese. Që nga janari 2022, jam i stresuar me borxhin e akumuluar. U kam borxh edhe shokëve të skuadrës. Gatti mi dha hua disa para dhe ende nuk ia kam kthyer” ka thënë Fagioli në dëshminë e tij./Indeksonline/

Baby Boo