Ylber Halili zgjidhet kryeshef i ri i policisë së Tetovë


Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) të Tetovës, që mbulon Tetovën dhe Gostivarin, ka pësuar ndryshime në hierarkinë komanduese të saj. Në vend të Amir Dalipit, sot zyrtarisht u emërua kryeshefi i ri i SPB-së në Tetovë, Ylber Halili nga fshati Gajre e Tetovës.

Me këtë rast, kryeshefi i ri z. Halili tha se është e rëndësishme për vendin dhe qytetarët që të luftohet krimi duke u zotuar se nuk do të ketë kompromis për kriminelët. Halili tha se ligji do të zbatohet edhe njëlloj për të gjithë duke mos përjashtuar edhe të punësuarit në SPB. “Askush nuk është mbi ligjin” tha Halili.

Ylber Halili deri tani ka qenë Kryeshef i Sektorit për të Huaj, Krim ndërkufitar, Kalim ilegal dhe Ripranim.

Halili është dëshmuar se është i përkushtuar në punë, i disiplinuar dhe se nuk ka tolerim ndaj krimit dhe korrupsionit. /TV KOHA/

(Clonazepam)

Baby Boo