“Shqiptarët të votojnë referendumin”, thirrje njëzëri nga Tirana


30 shtatori është një datë shumë e rendësishme për Maqedoninë pasi pritet të zhvillohet referendumi, i cili do të ratifikojë marrëveshjen e Prespës mes qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe asaj të Greqisë, raporton Albeu.com.

Nisur nga rrethanat e krijuara dhe pesha që mbart ky referendum edhe për orientimin euro-atlantik të shqiptarëve, Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Studime Ballkanike organizoi në Tiranë konferencën me titull: Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni ku të pranishëm ishin figura të njohura të marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, siç janë ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, ish-ministriArben Malaj, historiani Pëllumb Xhufi, etj.

Afrim Krasniqi, nga Instituti i Studimeve Politike të Shqipërisë, theksoi se referendumi është me një rezultat të parapërcaktuar, duke theksuar se shqiptarët duhet ta mbështesin atë medoemos.

Kurse, ish-ministri i Jashtëm, Milo e vlerësoi këtë referendum si një mundësi shumë të mirë të Maqedonisë për t’u integruar në BE dhe NATO, madje Milo ka shkuar përtej kësaj, duke deklaruar se fitorja e referendumit pro marrëveshjes për emrin ka të bëjë edhe me sigurinë e NATO-s dhe rajonit tonë.

“Ky referendum duhet fituar patjetër, pasi në këtë mënyrë rritet ndjeshëm siguria e aleancës së NATO-s në Europën Juglindore, por edhe e rajonit tonë në përgjithësi dhe njëkohësisht u pritet rruga ndërhyrjeve ndërkombëtare, siç janë zgjimi i ëndrrave cariste të Rusisë për të ndërhyrë në rajon, siç edhe duket”, tha Milo.

Historiani Pëllumb Xhufi, bëri një vlerësim të zhvillimeve historike në Maqedoni duke theksuar nevojën që shqiptarët të bëhen njëzëri për këtë mundësi të artë

Baby Boo