Xhupi ‘Dolce Gabbana’ i deputetit të PS dhe ora 7200 euro e Gramoz Ruçit


Populli thotë se ‘vesi del me shpirtin’ por ky është rasti për të thënë se ‘luksi i politikanëve del me shpirtin’.

Sado që sulmohen mediatikisht për jetën shumë të shtrenjtë që bëjnë dhe faktin që nuk lënë rast pa e shpërfaqur një gjë të tillë, personazhet e politikës ‘nuk zenë mend’.

Së fundmi, ka rënë në sy një xhup i pazakontë që mban veshur deputeti i PS Alket Hyseni.

Xhupi shumë modern i Hysenit, na shtyu të ‘gërmonim’ pak më shumë dhe sipas një kërkimi na rezulton se Alket Hyseni mban veshur modelin ‘Dolce Gabbana’, vjeshtë 2017 i cili kushton mbi 2300 euro, shkruan newsbomb.

Ky xhup është i ‘Prince Collection’ dhe mesa duket në Shqipëri e ka vetëm ‘Princi Alket’ sepse është e pamundur ta gjesh më në treg.

Ndërkaq, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi mban vënë një orë që kushton sa kursimet e një jete të familjeve me të ardhura normale në Shqipëri. Bëhet fjalë për një orë ‘Hublot’, Classike e llojit Titanium, çmimi i së cilës nis nga 7600 euro. /newsbomb

Baby Boo