Xhonson: Referendumi i suksesshëm është rruga e vetme për në NATO


Senatori amerikan Ron Johnson i kërkoi të gjithë qytetarëve maqedonas të dalin në referendum më 30 shtator, sepse Marrëveshja e Prespës është e vetmja mënyrë që Maqedonia ti bashkohet NATO-s. Senatori Johnson, i cili sot në mëngjes u takua me qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev ka theksuar rëndësinë e qytetarëve,pa dallim nëse ata mbështesin marrëveshjen ose jo, të dalin dhe të votojnë.

Është shumë e rëndësishme për Maqedoninë dhe Greqinë që të zgjidhin çeshtjen e emrit. Kemi dy liderë të guximshëm, dy kryeministra, të cilët kanë qenë në një pozitë të vështirë. Ne sigurisht që duam ta mbështesim zgjidhjen e këtij problemi, dhe kjo është mënyra e vetme që Maqedonia t’i bashkohet NATO-s. Do të doja që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s. Kjo është shumë e rëndësishme për NATO-n dhe sigurinë e rajonit të Ballkanit dhe të Maqedonisë. I inkurajoj të gjithë maqedonasit për të dalë për të votuar në referendum,pa dallim nëse ata pajtohen ose jo me marrëveshjen e arritur, ju duhet të dilni dhe të votoni për ti treguar udhëheqësit tuaj ju se çfar ndjeni. Është tepër e rëndësishme që të dilni dhe të votoni “- theksoi senatori Johnson./Pacensure

Baby Boo