Xhonson kërkon përkrahje për referendumin


Dilni dhe shfrytëzoni të drejtën tuaj për të votuar në referendumin e ardhshëm. Ua bëni të ditur liderëve tuaj se e mbështesni kombin tuaj dhe hapërimin e vendit drejt integrimeve euroatlantike. Me këtë mesazh doli sot senatori amerikan, Ron Xhonson pas takimit që e pati në Qeveri me kryeministrin Zoran Zaev.

Senatori Xhonson takimin me Zaevin e vlerësoi si mjaft pozitiv dhe theksoi se në Maqedoni ka ardhur që ta inkurajojë dhe mbështesë gjithë procesin e zgjidhjes së kontestit për emrin deri në integrimin përfundimtar të Maqedonisë në BE dhe në NATO.

“Është mjaft e rëndësishme që Maqedonia dhe Greqia të kenë kontest të zgjidhur për emrin. Të dy vendet i kanë dy liderë të guximshëm, kryeministra të cilët dhanë përpjekje të mëdha që ta zgjidhin këtë kontest. Kjo është mënyra e vetme në të cilën Maqedonia mund të hyjë në NATO”, theksoi senatori Xhonson.

Ai i inkurajoi qytetarët e Maqedonisë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, të votojnë në referendumin i cili do të mbahet më 30 shtator. Lidhur me rezistencën, që ndaj Marrëveshjes ekziston edhe në Maqedoni edhe në Greqi, por edhe qëndrimin e VMRO-DPMNE-së dhe presidentit Gjorge Ivanov se Marrëveshja është e dëmshme, Xhonson përmendi se në Maqedoni vjen nga Greqia dhe se ka parë se edhe atje ka kundërshtim të madh ndaj Marrëveshjes.

“Ky kontest zgjati për 27 vjet, kryeministrat e të dyja vendeve kishin negociata të vështira, punuan me Qeverinë amerikane, kjo Marrëveshje gjegjësisht është vendim i Maqedonisë”, tha senatori Xhonson, i cili është bashkësponsor i Rezolutës së Senatit të SHBA-së për mbështetjen e Marrëveshjes së Prespës.

Xhonson pas takimit në Zaevin, në Qeveri është paraparë të takohet edhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi./Pacensure

Baby Boo