“Xhoni Smit” dhe rrjeti prej 75 faqeve me lajme të rrejshme në Maqedoni! A qëndron pas Rusia?


Shkup, 25 janar –  Rrjet prej 75 internet faqeve nga Maqedonia me lajme të rrejshme ka gjetur gjuetari i lajmeve të rrejshme Marten Sxenk.

Në bisedë më Radion Evropa e Lirë ai zbulon se për çka janë shfytëzuar këto internet faqe dhe kush qëndron pas tyre. Sipas tij, Rusija nuk qëndron pas tyre, por ka interes nga përhapja e lajmeve të rrejshme, transmeton BotaSot.mk

“Në këtë rrjet konkret gjetëm 75 faqe interneti. Por, edhe pse i kemi numëruar, kam parë rreth një qind ose më shumë internet faqe vitin e kaluar. Por, ky rrjet kishte 75 internet faqe”, ka thënë Sxenk.

I pyetur se si zbuloi kush qëndron pas atyre internet faqeve dhe pas profileve në rrjetet sociale dhe mediumeve që kanë shpërndarë lajme të rrejshme Shenk tha se fillimisht kanë gjetur disa profile në Tuitter të cilat kanë shpërndarë linqe të internet faqeve duke shpërndarë lajme të rrejshme.

“Kishim fat me një profil, sepse një nga ato profile të Tuitterit nuk ishte i regjistruar kohën e fundit si profilet tjera, por ishte i vjetër i cili tani përdorej për qëllim të ndryshëm. Arrita të gjej verzion të vjetër të profilit nga Google Dashboard me foto tjetër të profilit ku kishte tatuayhë, të cilën e gjetëm në profilin e një personi në Google plus dhe më pas e gjetëm emrin e tij… sqaroi më tej ai.

NJË NUMËR I MADH I FAQEVE ENDE JANË AKTIVE

“Së paku 45 faqe janë mbzllur. Ende janë disa internet faqe aktive. Por, ne mendojmë se këto internet faqe nuk kanë qenë aktive në të kaluarën, këto ishin të hapura vetëmm disa javë ose disa muaj. Ndoshta nukkanë pasur sukses, por vetëm kanë eksperimentuar me pamje të re  ose ndoshta ndokush e ka shfrytëzuar faqen me pamje të re eksperimentale për të provuar diçka të re….”, tha më tej ai.

Baby Boo