Xhiro me nusen, publikohet foto, Kiara takohet jashtë me nënën e Luizit?


Pas takimit mbrëmjen e djeshme të Luizit me nënën e tij, pati shumë aludime rreth asaj nëse Kiara Tito është takuar me nënën e partnerit të saj

Ndonëse një moment ajo u pyet nga djali i saj për takimin me Kiarën, Angjelina ia bëri si me shenjë, por nuk foli pasi kjo konsiderohet si informacion nga jashtë.

Por, ditën e sotme, është publikuar një foto në të cilën mendohet se janë Kiara dhe nëna e Luizit.

Një llogari në Instagram, me emrin Andrea, ka publikuar një imazh ku Angjelina dhe Kiara shihen duke ecur me sa duket në një park në Tiranë.

Kujtojmë që të shtunën e 6 majit është edhe finalja e madhe e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania, ku garojnë Luizi, Efi, Kristi dhe Deamishel./albeu.com/

Baby Boo