Xhirim spektakular i lansimit të fluturakes së NASA-s: Do t’i ndriçojë misteret e Diellit


Lansimin e ka përcjellë edhe astrofizikani Eugene Parker, sipas të cilit është emëruar fluturakja e i cili në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar ka folur i pari për erërat diellore.

Fluturakja e NASA-s Parker është lansuar me sukses të dielën nga Cape Canaverali i Floridës, duke filluar kështu misionin shtatëvjeçar, gjatë të cilit do të mbledhë të dhëna mbi atmosferën e Diellit, transmeton gazetametro.net.

“Tre, dy, një, lansim”, ka thënë komentuesi i NASA-s, e pas kësaj Parker ka fluturuar në raketën Delta IV Heavy në ora 3:32 sipas kohës lokale. Problemet tenike të shtunën e kanë shtyrë lansimin për 24 orë, njofton DPA.

Parker do të jetë fluturakja e parë e cila do të arrijë në atmosferën e Diellit, koronën. Sipërfaqes së Diellit do t’i afrohet në 6.1 milionë kilometra, shtatë herë më afër se sa i është afruar cilado fluturake tjetër.

Parker së pari do të niset drejt Venerës, planetin e dytë më të afërt të Diellit dhe të shfrytëzojë gravitetin e saj për t’iu afruar yllit më të ndritshëm të sistemit tonë.

Rrotullimi rreth Venerës sondën do të orientojë drejt rrugës në të cilën Diellit dhe do të fillojë t’i afrohet në nëntor. Në shtatë vitet e ardhshme Parker do të duhet të sillet 24 hare rreth planetit dhe gradualisht t’i afrohet Diellit.

Hulumtime në rajon të rrezikshëm

Gjatë misionit fluturakja do të bëjë hulumtime shkencore në një rajon të rrezikshëm të nxehtësisë intensive dhe rrezatimit solar, ka bërë të ditur NASA. Madje edhe nga distanca prej 6,1 milionë kilometra, sonda do të jetë mjaft afër për hulutime se si era solare e përshpejton shpejtësinë nën e mbizanore.

Parker, fluturakja me pëshë 700 kg, do të lëvizë me shpejtësi prej 200 kilometrash në sekondë.

NASA shpreson se Parker do të ndihmojë të arrihen njouri mbi funksionimin e yjeve dhe të mbledhë të dhëna të cilat do të avancojnë parashikimin e motit në Tokë. Po ashtu, shpresojën se do të zbulohen shumë fshetësi të Diellit, si ajo pse korona, në kundërshtim me atë që mund të pritej nga ligjet e fizikës, është më e nxehtë se vetë sipërfaqja e Diellit.

Qëllimi parësor i misionit është përcjellja se si energjia dhe nxehtësia lëvizin në korone dhe hulumti se Afarë e përshpejton erën solare dhe grimcat energjetike solare. Shkencëtarët përgjigjet në këto pyetje po i kërkojnë tash e 60 vite, por nuk kanë mundur t’u hulumtojnë më hollësisht deri sa teknologjia e zhvilluar e ka bërë të mundur mbrojtjen termale të fluturakes.


Eugene Parker vëzhgon lansimin

Duhet të qëndrojë në nxehtësi e rrezatim

Parker do të ketë mburojë nga nxehtësia 12-centimetrash të trashë, të bërë kryesisht nga karboni, i cili duhet të durojë temperaturën prej 1.300 gradë Celsius dhe rrezatimin intensiv.

“Sonda solare shkon në regjione deri më tash të pahulumtuara të kozmosit”, ka thënë Parker në maj. “Është shumë emocionuese që më në fund Diellin do të mund të shohim nga afër. Jam i sigurt se do të ketë befasi. Gjithmonë ka”.

Edhe agjencia evropiane e kozmosit planifikon të lansojë një sonde deri në Diell, në tetor. Ndonëse këto dy projekte janë zhvilluar veçan, pritet bashkëpunim i tyre i afërt në të ardhmen./gazetametro.net

Baby Boo