Xhezair Shaqiri: U tërhoqa nga posti


Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha sot ka dhënë dorëheqje nga posti bashkëpunëtor i jashtëm për luftë kundër radikalizmit sepse tashmë disa ditë ndodhet në vëmendjen e opinionit pas emërimit të tij nga kryeministri Zoran Zaev, lajmin e konfirmoi ai vetë për Portalb.mk.

“Shkak për dorëheqjen është se në mediat maqedonase është bërë shumë zhurmë për emërimin tim”, deklaroi Shaqiri.

Ndryshe, Shaqiri para disa ditëve u angazhua për bashkëpunëtor i jashtëm kundër radikalizmit në periudhë të caktuar për një vit me rrogë prej 36.000 denarë në muaj.

Baby Boo