Xhezair Shaqiri merr post në Qeveri!


Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha është emëruar në postin e këshilltarit në Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev. Siç mëson INA nga burime partiake ai është emëruar për këshilltar për çështje të sigurisë.

Por paralajmërimin për emërimin e tij e ka bërë edhe Xhevat Iseni, zyrtari i lartë i LSDM, përmes një postimi në facebook.

“Sot u kompletu dhe u rrumbullakësu një prej premtimeve që të premtuam pa asnjë kusht, por vetëm si hero i popullit, kombit, shoqërisë besnike dhe heroike…Urime dhe respekt për postin në Qeverinë e Maqedonisë…Atë që nuk e bënë politikanët shqiptarë, e bëri kryeministri Zaev”, ka shkruar Xhevat Iseini. (INA)

Baby Boo