Xhevat Ademi: “ Nuk ka klimë për më shumë se 2 parti në bllokun shqiptar”


Se si BDI në këto 20 vite është shndërruar në parti të paprekshme në bllokun politik shqiptar, ndërkohë që disa rivalë të saj po zhduken dhe madje po zhduken plotësisht nga skena politike, analizon e përjavshmja Focus në numrin e fundit.

Me këtë rast, Focus ka biseduar me deputetin shumëvjeçar nga radhët e integristëve Xhevad Ademi, i cili aktualisht është pjesë e kryesisë së BDI-së dhe është edhe këshilltar politik i liderit të partisë Ali Ahmeti.

Sipas tij, BDI në dy dekadat e fundit ka treguar se sillet me përgjegjësi dhe konstruktive në drejtim të arritjes së qëllimeve të parapara në parti dhe programe zgjedhore.

Krahas kësaj, thekson ai, BDI është parti që de fakto ka ofruar të drejta më të mëdha kolektive për komunitetin etnik shqiptar, duke u përpjekur, siç thotë ai, në vazhdimësi t’i promovojë këto të drejta.

“A është perceptimi i të drejtave më të mëdha apo programet nga zgjedhjet e mëparshme arsyeja e fitimit të zgjedhjeve? Jam i bindur se ky është një ndërthurje e këtyre dy shtyllave të rëndësishme të cilave ne si opsion politik i kushtojmë rëndësi të njëjtë”, tha Ademi.

Sipas tij, zbatimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit nuk ka afat dhe kërkon monitorim të vazhdueshëm të gjendjes sa i përket të drejtave të bashkësive etnike.

“Ky dokument hodhi themelet e një shteti multikulturor, multietnik ku të gjitha bashkësitë etnike kanë të drejta të barabarta. Ky dokument gjithashtu konturoi dhe hapi rrugën për NATO-n dhe BE-në”, thotë Ademi.

Baby Boo