Xherdan Shaqirin e nxjerrin me forcë nga clubi në Prishtinë! Sjellje të pahijshme


herdan Shaqiri, futbollisti i Chigacos në SHBA është padyshim ndër emrat që ka bërë mirë në sport. Shqiptari që përfaqëson Zvicrën ka një karrierë të shkëlqyer, por dje është nxjerrë me forcë nga një club në Prishtinë.

Edhe pse ka fituar dy tituj në Ligën e Kampionëve, ai e ka prodhuar një lajm të pahijshëm, shkruan Gazeta Express. Shaqiri ndodhet në Kosovë për pushime dhe mbrëmë kishte dalë për t’u argëtuar në njërën prej klubeve të natës më të njohura në qytet.

Mirëpo, Shaqiri me një grup shokësh që e shoqëronin janë detyruar nga sigurimi i diskotekës të dilnin jashtë.

Shkak kanë qenë sjelljet e pahijshme të tyre dhe ankesat e të rinjve të tjerë prezent që ishin afër tyre. Një figurë publike ka qenë mes të pranishmeve, e cila ka hasur në sjellje të pahijshme dhe të pakontrolluara të Shaqirit dhe shokëve të tij, duke bërë që sigurimi t’i nxirrte jashtë.

Baby Boo